Skip to main content

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në koordinim me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen e Projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe të TAIEX ka organizuar Workshop-in me fokus “Zhvillimin e Standardeve në Fushën e Shërbimeve Sociale në Nivel Vendor”. 
Ëorkshop-i mblodhi në 17 Tetor 2023 në Tiranë, mbi 80 përfaqësues të bashkive që punojnë në fushën sociale, Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve Sociale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, AMVV për të ndarë përvojat me ekspertë nga Sllovenia, Suedia dhe Spanja.
Ky Ëorkshop përmbylli misionin 2-ditor të ekspertëve të cilët ditën e parë më 16 tetor, diskutuan gjerësisht me institucionet në nivel qëndror, AMVV dhe MSHMS.
Ishte shumë interesante ndarja e përvojave konkrete, si për mënyrën e menaxhimit të shërbimeve sociale, ndarjen e kompetencave, rolet dhe përgjegjësite si modele shumë interesante, por edhe tek monitorimi, performanca dhe mënyra e funksionimit të shërbimeve sociale. U ndanë përvojat se si menaxhohen rastet për kategori të ndryshme si nga pikëpamja ligjore, ashtu edhe në praktike.
Gjate Ëorkshopit pati diskutime të ndryshme, ku fokusi mbetet ciësia e dhënies së shërbimeve jo vetem në numra, nevojiten më shumë trajnime për ekipet në lidhje me standardet, cilësinë e shërbimeve, statistikat janë të rëndësishme për të qenë në shërbim të komuniteteve. 
Mesazhi kryesor i përcjellë nëpërmjet seminarit ishte përqëndrimi tek individi, që shkon përtej çdo burokracie.