Skip to main content

Várhelyi: Plani i rritjes do të ndryshojë dramatikisht realitetin në terren

Ju mund ta mbani mend se e bëmë këtë propozim vetëm nëntorin e kaluar, por mund të ndaj edhe një sekret me ju, se ideja themelore e gjithë këtij Plani të Rritjes u konceptua kryesisht këtu në këtë qytet (Tiranë), në diskutimet e mëparshme që patëm me Kryeministrin dhe me liderët e tjerë të rajonit.
Pra, nuk është vetëm ideja e Komisionit Evropian ose e Bashkimit Evropian apo edhe e Këshillit Evropian, që ka vendosur ta krijojë këtë, por edhe ideja e vetë rajonit.
Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ju e shihni sot, se kjo është dita e fundit e shkurtit dhe që tani po flasim se çfarë do të zbatojmë këtë vit, në kuadër të tij.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian janë ende duke punuar mbi legjislacionin që do të miratohet, kështu që puna legjislative është ende në vazhdim dhe ne tashmë jemi duke diskutuar se çfarë do të bëhet.
Ndaj sot në Tiranë ishte një inkurajim i madh për ne që të ecnim edhe më shpejt.
Kryeministri përmendi SEPA-n, zona e vetme e pagesave në euro, e cila do të sjellë një përfitim të drejtpërdrejtë për bizneset dhe njerëzit.
Por dua të përmend edhe Korsitë e Gjelbërta, diçka që filluam ta themelojmë gjatë COVID-19, por diçka që tashmë ka shpëtuar njerëzit dhe bizneset vetëm vitin e kaluar – dhe madje nuk është plotësisht dhe kudo funksionale – pas 20 vite pritje.
Njëzet vjet kohë pritjeje kanë ikur, dhe mund të jenë edhe më shumë.
Pra, këto janë gjërat që njerëzit duhet t'i ndjejnë, shohin, prekin dhe të jenë menjëherë pjesë e tyre.
Dhe kjo është risia, mendoj unë, e gjithë këtij plani, sepse sigurisht Evropa është gjithmonë shumë burokratike dhe flet për plane, instrumente, masa.
Por këtë herë, unë mendoj se po demonstrojmë gjithashtu se cili është përfitimi i drejtpërdrejtë ekonomik i anëtarësimit dhe cili është përfitimi i menjëhershëm social po i anëtarësimit, sepse ne tashmë mund ta ndajmë me rajonin, edhe para se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Dhe elementi tjetër shumë i rëndësishëm është se kjo do të thotë që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim edhe më shpejt, sepse do të thotë që ne nuk po negociojmë në terma abstrakte se kur dhe si do të zbatohet ligji dhe rregullat e BE-së pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Jo, ata kanë filluar që tani t'i zbatojnë këto rregulla.
Pra, në kohën kur të mbërrijë anëtarësimi, gjithçka do të jetë vënë në vijë.
Nuk do të ketë asgjë për të folur, sepse do të jetë realitet.
Elementi i tretë që dua të nënvizoj është se, natyrisht, ne jemi të vetëdijshëm që pjesëmarrja në një treg të përbashkët, është gjithashtu një çështje konkurrence.
Dhe konkurrenca në një treg të përbashkët është e ashpër.
Konkurrueshmëria e vendeve tona anëtare në raport me Ballkanin Perëndimor është ende shumë, shumë e fortë.
Pra, do të ishte e padrejtë të kërkojmë nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në një treg të përbashkët, ku ata kanë më pak fuqi për të konkurruar në krahasim me kompanitë tona.
Kjo është arsyeja pse ne po i akordojmë edhe një fond shtesë këtij plani për të ndihmuar të gjitha reformat që janë të nevojshme për realizimin e këtyre reformave, sepse shumica e këtyre reformave kanë edhe kosto financiare.
Kosto financiare për bizneset, kosto financiare për qeverinë, kosto financiare për shoqërinë.
Por ne jemi të gatshëm ta zbusim këtë impakt.
Kjo është arsyeja pse liderët e Këshillit Evropian kanë vendosur, që 6 miliardë Euro duhet të ndihmojnë rajonin të arrijë në nivelin e mbështetjes financiare që shihni tani brenda Bashkimit Evropian, me kohezionin aktual të vendeve të fondeve strukturore.
Dhe nuk po flasim për terma abstrakte, po flasim për vitin 2027.
Deri në vitin 2027, rajoni duhet të gëzojë të njëjtin nivel intensiteti të ndihmës.
Do të thotë gjithashtu se mund të argumentohet që do të jetë shumë e vështirë për rajonin të argumentojë pas vitit 2027, se ata nuk janë gati të bashkohen.
Dhe në fund, Kryeministri përmendi një element tjetër të ri, diçka që mendoj se e kemi huazuar sërish nga rajoni, nga Iniciativa Ballkanit të Hapur por edhe nga Procesi i Berlinit, dhe ai është Tregu i Përbashkët Rajonal.
Tashmë kemi filluar të punojmë për këtë me Planin Ekonomik dhe të Investimeve, por mendoj se tani e kemi kaluar në një nivel tjetër, që do të thotë - që do të thotë, nëse dua ta them me fjalë të thjeshta, nëse doni të trajtoheni si një anëtar i BE-së, atëherë duhet t'i trajtoni partnerët tuaj të Ballkanit Perëndimor gjithashtu si vende anëtare të BE-së.
Pra, nëse merrni shembullin e SEPA-s, është shumë bukur që, për shembull, Shqipëria do të zbatojë kushtet legjislative të SEPA-s shumë shpejt, por nëse do të ketë një vend tjetër të Ballkanit Perëndimor që po arrin atje dhe do ta zbatojë atë në në të njëjtën kohë, kjo do të thotë se Shqipëria do të duhet të zbatojë saktësisht të njëjtat rregulla kundrejt anëtarëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, që po zbatojnë gjithashtu SEPA-n.
Prandaj, jo vetëm që drejtimi i bizneseve do të jetë më i lirë kur investohet nga BE-ja në Shqipëri, por do të thotë gjithashtu se nëse jeni duke bërë biznes midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, kostot e biznesit tuaj do të ulen ndjeshëm.
Pra, edhe ky është një përfitim i drejtpërdrejtë për rajonin.
Por funksionon – funksionon, siç e nënvizoi edhe kryeministri – nëse rajoni ia ofron njëri-tjetrit.
Nëse nuk e bëjnë, atëherë ne nuk jemi në gjendje të ndihmojmë dhe të ofrojmë të njëjtin trajtim.
Pra, mendoj se ajo që keni parë sot do të ndryshojë në mënyrë dramatike realitetet në terren.
Sipas përllogaritjeve tona modeste, ky plan, së bashku me Planin Ekonomik dhe Investues – duhet t’i kombinoni gjithmonë këto, sepse njëri ndërtohet mbi tjetrin – rajoni duhet të jetë në gjendje të dyfishojë ekonominë e tij në 10 vitet e ardhshme.
Faleminderit.