
Seria e trajnimeve mbi Politikat dhe Legjislacionin e Bashkimit Evropian, organizuar nga ASPA dhe “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian ka vijuar në datat 27 dhe 28 tetor 2022.
Seanca e dytë e trajnimeve është përqëndruar në temat e Bujqësisë dhe Mjedisit.
Të pranishmit janë përshëndetur në ditën e parë nga Znj. Blerta Hyska, Menaxhere Trajnimesh në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Znj. Jolanda Trebicka, drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Evropë”.
Ekspertet Aida Gugu dhe Zylhada Kongoli kanë prezantuar tek të pranishmit temat e Bujqësisë dhe Mjedisit sipas kapitujve të Acquis të Bashkimit Evropian, si dhe detyrimet që burojnë për Shqipërinë për këto fusha, gjatë procesit të negociatave.
Moduli i dytë në radhë i një serie trajnimesh që ASPA dhe Bashkitë për në Evropë po organizojnë me stafet e njësive të qeverisjes vendore, është organizuar si një kombinim mes prezantimeve teorike nga ana e ekspertëve dhe ushtrimeve mbi zbatimet praktike në terren të temave të trajtuara.