"Të njohim BE-në": kjo ishte tematika e aktivitetit informues që u zhvillua ditën e djeshme, me nxënësit e klasave te nënta, të shkollës 9-Vjeçare "Dritëro Agolli".
Stafi i njesisë së Integrimit Evropian prezantoi një material informues mbi arsyet e krijimit të Bashkimit Evropian, institucionet dhe funksionet e tyre, marrëdhëniet Shqipëri- BE, kushtet qe duhen plotësuar nga vendet kandidate të BE-së, negociatat dhe roli i tyre si edhe politikat e BE-së me në fokus të rinjtë.
Informacionet e ndara nxitën edhe një diskutimin me nxënësit në lidhje me rendësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.
Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës Njësia e Integrimit shpërndau blloqe,dosje dhe stilolapsa.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Projektit "Bashkitë për në Europë".
BE-ja në qytetin tënd
Bashkia Devoll