Të rinjtë e Matit i thonë PO Evropës

  • Posted on: 13 July 2021
  • By: admin

Njësia për Integrimin Europian Diasporës dhe projekteve, Bashkia Mat organizoi një vizitë pranë zyrave të Europe House, Tiranë. Në këtë takim morën pjesë të rinjtë e qytetit dhe specialistët e Njësisë për Integrimin Evropian dhe Diasporës.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i të rinjve dhe shkëmbimi i eksperiencave për funksioninim e politikave të BE dhe programet që ajo afron për të rinjtë.

Një falënderim shkon për Europe House për mikëpritjen dhe ndarjen e informacioneve, si dhe mesazhet e posaçme të të rinjve mbi eksperiencat e suksesshme në në programet ERASMUS + dhe “Ambasadorët e rinj evropian”.