Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Regional Development Programme Albania, kanë zhvilluar në datën 27 Qershor 2023, në Pallatin e Kongreseve, SESIONIN E DYTË të trajnimeve me stafet e Njësive të Integrimit Evropian dhe pjesëtarë të interesuar nga stafet e bashkive, trajnimin me temë: “Politikat e Kohezionit të Bashkimit Evropian”.
Ashtu si dhe në sesionin e parë, trajnimi me stafet e Njësite të Integrimit dhe ata të bashkive është fokusuar në reflektimet mbi politikën rajonale dhe të kohezionit të Bashkimit Evropian, duke u ndaluar në kontekstin, politikat e kohezionit që ndjek BE sot, parimet mbi të cilat mbështetet.
Një vend të veçantë i është kushtuar posaçërisht temës së “Politikës së kohezionit të BE dhe Shqipërisë”, ashtu sikurse dhe përgatitjeve që duhen bërë në lidhje me Negociatat e anëtarësimit, posaçërisht për Kapitullin 22 të tyre.
Në fjalët e tyre përshëndetëse, Z. Arben Skënderi, drejtor i përgjithshëm i AMVV dhe Znj. Jolanda Trebicka, drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, kanë vënë theksin tek rëndësia e këtyre trajnimeve, në funksion të përmbushjes së rolit gjithnjë e më aktiv që Njësitë e Integrimit Evropian dhe stafet e organeve të pushtetit lokal kanë dhe do të kenë, në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Prezantimet për të pranishmit janë mbajtur nga ekspertja, Madlina Puka.