Në kuadër të Javës Evropiane, në datën 09 Maj 2018, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Mat, zhvilloi një sesion informues me nxënës të shkollës së mesme të përgjtihëshme "28 Nëntori" në Burrel.
Ky ishte një takim i hapur, bashkëbisedues, ku të rinjtë u njohën me BE-në, programet dhe politikat e saj që prekin veçanërisht të rinjtë. Të pranishmit patën rastin gjithashtu të njihen nga afër me Këndin e BE-së dhe të mësojnë për rrolin dhe funksionet që ka ai.
Të rinjtë janë tejet optimist për faktin që tashmë kanë një zyrë të BE-së në qytetin e tyre në të cilën mund të drejtohen për interesat e tyre.