Skip to main content

Dielli ndrrin , po ashtu edhe shpresa ne syte e femijeve per nje te ardhme pa dhune ndaj te drejtave te tyre.

Sheshi Gjin Pjetri u “plotesua” me portrete te femijeve dhe mesazhet e tyre duke terhequr vemendjen tek cdo kalimtar ne qender te qytetit.

Era qe frynte fort, si zakonisht ne Kurbin, me 20 Nentor, Diten Universale te femijeve, i çon me larg thirrjet e tyre:

‘Nuk dua te fejohem. Dua te arsimohem!’

‘Laci duhet te kete me shume vende per argetim per femijet se marketi.'

Ne keto kohe te veshtira fokusohuni tek familja dhe femijet dhe na u bashkoni te mbrojme te drejtat e femijeve. Duhet nje bote e tere per t'i dhene fund dhunes ndaj femijeve!

Ne nuk do te ndalemi!

#Rifokusohu #MbroFemijet

“Rifokusohu! Mbro femijet! Eshte titulli i projektit me nje sere aktivitetesh planifikuar ne kuader te Dites nderkombetare te te drejtave te femijes inicuar nga Grupet Rinore Impact dhe Sherbimi psiko-social I ZVA Kurbin,me mbeshtetjen e World Vision Zyra Kurbin, Njesia e Mbrojtjes se Femijeve, Qendra Kulturore e Femijeve dhe Njesia e Integrimit Evropian, te Bashkise Kurbin.”