Raporti i vlerësimit "Bashkitë e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE" për vitin 2019 u prezantua në takimin mujor On-Line të Këshillit Konsultativ.

  • Posted on: 30 September 2020
  • By: admin

Ky ushtrim është iniciuar në vitin 2017 me mbështetjen e projektit të financuar nga BE, “Bashkitë për në Evropë”, dhe tashmë drejtohet çdo vit nga Ministria e Brendshme / Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me kontributin e të gjitha bashkive. 

“Gjetjet e këtij raporti janë domethënëse, teksa qeverisja lokale do të realizojë zbatimin e mbi 70 përqind të Acquis të BE”, tha Z. Orlando Fusco, Menaxher i Programit për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e BE në Shqipëri, duke shtuar se "rekomandimet e Raportit janë edhe më të dobishme, pasi qëllimi i këtij ushtrimi është të ndihmojë që performanca e bashkive të përmirësohet me kalimin e kohës”.

Për të çuar më tej përpara axhendën e decentralizimit dhe kontributin e qeverisjes lokale në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Delegacioni i Bashkimit Eropian tani po mbështet përmes Institutit të Kërkimeve Urbane (URI) edhe dialogun institucional në vetë Këshillin Konsultativ. Në veçanti, qeverisë lokale do t'i sigurohet mbështetje në formulimin dhe avokimin e pozicioneve të dobishme për komunitetet lokale. Projekti do të zgjasë për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, aktualisht është në fazën e tij fillestare dhe kërkoi pikëpamje dhe sugjerime se si të formësohet më mirë një ndihmë e tillë.