Skip to main content
Submitted by admin on 21 August 2019

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të balonave, Këndi i BE-së Bashkia Lushnje, së bashku me Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Njësinë Administrative Krutje zhvilluan një aktivitet mbresëlënës me nxënësit e shkollave në fushën sportive të Krutjes.

Me një pjesëmarrje të zgjeruar të nxënësve të shkollave të kësaj njësie administrative, janë zhvilluar një seri aktivitetesh në natyrë, duke krijuar një mjedis tejet festiv për të pranishmit, të cilat janë informuar nga ana e koordinatorëve të Këndit të BE-së, mbi vlerën e mbrojtjes së natyrës sonë dhe rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton ruajtjes së mjedisit, si një element thelbësor për një të ardhme të sigurt për fëmijët.