Në datën 14 Shkurt 2018, disa nga femijët e projektit Underadio të financuar nga BE dhe që zhvillo aktivitetet e tij në rajonin e Kuçovës, vizituan Këndin e BE pranë bashkisë së këtij qyteti, Pasi u njohën me disa nga materialet e shumta që gjendeshin në stendat e këtij Këndi, ata vendosën të bëjnë disa regjistrime dhe këto informacione ti ndanin me bashkëmoshataret e tyre në të gjithë vendin nëpërmjet valëve të Radios që ata përdorin për projektet e tyre.
Regjistrimet e tyre këtë herë ishin me këto tema:
- Planeti ynë, e ardhmja jonë
- Lufta kundër ndryshimit tё klimёs
- Roli i BE nё zhvillimin e sektorit tё Bujqёsisё
Underadio eshte nje platformë radio përmes internetit me/ dhe për fëmijët qe synon të nxisë fëmijët të shprehen hapur dhe të ngrenë zërin mbi çështjet që i shqetësojnë vetë ata në shkollë, familje dhe komunitet. Kjo platformë radio për fëmijët mbështetet nga Save the Children, Shqiperi. Ëeb Radio synon që:Fëmijët te përdorin ëebradion si nje mjet qe te aftesohen ne qytetari aktive dhe komunikim.Ata identifikojnë dhe prezantojnë për publikun e gjerë disa nga problematikat me të cilat fëmijët ndeshen çdo ditë dhe synojnë që zëri i tyre të dëgjohet nga politikbërësit me qëllim ndikimin në përmisimin e situatës të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.Underadio synon të rrisë pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, familje dhe komunitet duke përdorur ëebradion si një mjet ku fëmijët mund të shprehen lirisht.