Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Në datën 30 Mars 2018, Këndi i BE në bashkinë Klos, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, nxnësit e shkollave 9 vjeçare si dhe qytetarë të ndryshëm, organizuan një aktivitet për pastrimin e qytetit në kuadër të nismës “Të pastrojmë qytetin tonë”.

“Mjedis i pastër - jetë e shëndetëshme” - ishte logoja që u prezantua përpara fëmijëve të shkollave të qytetit të Klosit nga ana e Këndit të BE.

Aktiviteti i zhvilluar në dy kohë ; në pjesën e parë të tij ai u fokusua tek shpalosja e mesazheve ndërgjegjësuese në forma të ndryshme nga nxënësit e shkollave të cilët kishin pregatitur postera të ndryshëm dhe një repertor artistik të larmishëm për të pranishmit që morën pjesë në këtë nismë për të pastruar qytetin. Gjatë këtij takimi Ekipi i KËndit të BE, informoi të pranishmit mbi politikat dhe nismat e BE në fushën e mjedisit.

Më tej, nën kujdesin e Këndit e Këndit të BE dhe bashkisë së qytetit, të gjtihë pjesmarësit në aktivitet dhanë kontributin e tyre direkt në pastrimin e disa hapësirave në qytetit.