Projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizuan një ditë informimi për programin Evropa për Qytetarët
Duke iu referuar thirrjeve për propozime të programit Evropa për Qytetarët, nga të cilat mund të përfitojnë të gjitha bashkitë shqiptare, Ministria e Kulturës, e cila administron këtë program për Shqipërinë, në bashkëpunim me projektin Bashkitë për në Evropë, organizoi një sesion informimi më të gjithë koordinatorët vendorë të Këndeve të BE nga 61 bashkitë e vendit.
Ky takim pati në qendër të vëmendjes udhëzimet përkatëse gjatë proçesit të aplikimit në këtë program në thirjet e ndryshme të tij.
Takimin e përshëndeti edhe Ambasadroja e BE në Shqipëri, e cila gjatë fjalës së saj tha : "Shfrytëzoni çdo mundësi që ju ofrohet për të përmirësuar cilësinë e jetës në vendin tuaj dhe për të sjellë qytetarët shqiptarë me ata evropianë edhe më pranë njëri-tjetrit."
Programi i BE, Evropa për Qytetarët është një prej nismave dhe burimeve më të mira të financimit themeluar nga Komisioni Evropian, i cili ka në qendër të vëmedjes memorjen historike të tashme dhe të largët të Evropës, me thirje për propozime nga të cilat mund të përfitojnë si organizatat e shoqërisë civile ashtu edhe njësitë e qeverisjes vendore në mbarë Evropën.
Për më shumë informacion mbi programin, vizitoni:
https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens_en