Skip to main content

Në Bashkinë Divjakë është organizuar një aktivitet për Tetorin Rozë, në kontekstine dhe të një fushate mbarëkombëtare ndërgjegjësuese, për kancerin e gjirit.
Sheshi i qytetit është veshur rozë në këtë ditë të 20 tetorit, në një aktivitet me pjesëmarrje të të gjitha moshave, të organizuar nga Bashkia e Divjakës, në koordinim me Poliklinikën Shëndetësore të qytetit, stafin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Lushnjes, nxënës të shkollave të mesme etj.
“Kontrolli dhe diagnostikimi në kohë parandalon sëmundjen dhe shpëton jetë”, ishte mesazhi i aktivitetit, që u përforcua veçanërisht edhe prej eksperiencave të ndara prej një zonje e cila e ka luftuar me sukses sëmundjen.
Gjatë aktivitetit që zgjati përgjatë gjithë ditës u ndanë këshilla shëndetësore, u kryen vizita, u dhanë mesazhe për të mos neglizhuar jo vetëm gjatë muajit të tetorit rozë, por edhe gjatë gjithë vitit, si dhe u shpërndanë punime simbolike të punuar nga nxënësit e pranishëm.
Në fund të rinjtë realizuan dhe një marshim me biçikleta, e mesazhin “Jemi më të forta së bashku!”.
Aktiviteti është mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.