22 PRILL 2019 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Peqin organizoi një aktivitet në kuadër të ditës së Tokës.
Në aktivitet morën pjesë nxënës dhe mësues të shkollës 9- vjecare "Hysni Çela", Karinë.
Nga ana e nxënësve u realizua një ekspozitë me vizatimet e tyre, tema kryesore e të cilëve ishte mjedisi dhe mbrojtja e tij.
“Pa mjedis të pastër, nuk ka jetë”, ishte mesazhi që përshkoi të gjithë aktivitetin e realizuar nën kujdesin e posaçëm të Këndit të BE në Bashkinë e Peqinit.
Veç aktivitetit me temë mjedisin, nxënësit u informuan edhe në lidhje me fushën e veprimit të projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe aktivitetin që Këndi i BE në Bashkinë Peqin zhvillon, në kuadër të këtij projekti.