Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë e Tropojës në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë dhe me 7 (shtatë) shkollat e mesme në rrethin e Tropojës, organizuan në muzeun historik të qytetit, aktivitetin “Me dije në Evropë”.
Dija është çelësi i artë për një të ardhme të suksesshme. Ndaj, ky aktivitet kishte në qënder nxënësit shembullorë të shkollave të mesme dhe synoi të vlerësonte arritjet e tyre në edukim dhe socializim.
Ishin të ftuar përfaqesues nga Bashkia Tropojë, drejtuesit e shkollave të mesme, mësues dhe prindër.
Gjatë aktivitetit nxënësit ekselentë performuan mbi njohuritë e tyre për Bashkimin Europian, nën moton “United in Diversity”. Performancat ishin në formë eseje, prezantimi, diskutimi dhe arti nëpërmjet vizatimeve dhe punimeve për BE-në.
Nxënësit u shpërblyen me çertifikata nga kryetari i bashkisë z.Rexhe Byberi, për rezultatet e tyre të shkëlqyera dhe për shembullin e tyre ekselent në kulturë dhe edukim.
Ndërkohë, për të rritur më shumë kapacitetin mbi Bashkimin Europian, NjIE iu shpërndau nxënësve ekselentë dhurata simbolike: mjete me logon e projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe librin “E drejta sociale Europiane dhe Ndërkombetare”.
Aktiviteti u pasua me një program artistik për të dhënë një atmosferë festive, gjithashtu NjIE Tropojë me kontributin e biznesit vendas organizoi një koktejl përmbyllës dhe falenderues për të pranishmit, drejtuesit e shkollave të mesme, mësuesit dhe prindërit e nxënësve ekselentë.