Në vitin 1999 UNESCO shpalli 21 shkurtin si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e cila më pas është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë.
Çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë me qëllim për një arsim tënpërfshirë dhe cilësor.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Njësia Integrimit Evropian në Bashkinë Lushnje organizoi sot me nxënësit e shkollës së mesme “ Jani Nushi" aktivitet mbi ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.