Nga strategjia në veprim: Plani i Integritetit për njësitë e vet-qeverisjes vendore dhe sfidat në zbatimin e tij

  • Posted on: 10 December 2020
  • By: admin

Njësia e Integrimit në Bashkinë Mat dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan sot një Forum Diskutimi On-line me tematik “Nga strategjia në veprim: Plani i Integritetit për njësitë e vet-qeverisjes vendore dhe sfidat në zbatimin e tij”.

Qëllimi I këtij Forum diskutimi është të nxisë debatin publik mbi integritetin në nivelin e vet-qeverisjes vendore dhe sfidat e bashkive në përmbushjen e standarteve, përputhshmërisë me kornizën ligjore dhe vendosjes së interesit publik mbi gjithçka. Ky forum diskutimi organizohet në kuadër të Edicionit të II-të të Javës së Integritetit titulluar “Përgjegjshmëri ndaj njerëzve dhe shoqërisë”. Në forum morën pjesë përfaqësues të 61 bashkive të vendit, këshillave bashkiak, aktorëve të ndryshëm të përfshirë në qeverisjen e mirë, përgjegjshëmrinë, transparencën, etj duke përfshirë organizata të shoqërisë civile, medias, komunitetit të donatorëve , të cilët diskutuan sfidat dhe ofruan rekomandime dhe sugjerime se në çmënyrë mund të nxitet një kulturë pune institucionale pro-integritetit bazuar në menaxhimin e integritetit si praktikë e mirë vendore anti-korrupsion.