Njësia e Integrimit Evropian Selenicë në bashkëpunim me ADZM Vlorë, kanë organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të "Ditës Botërore të Ligatinave", me nxënës maturantë të shkollës së mesme "Mynyr Xhindi", Vllahinë.
Aktivitetet nisën me një sesion informimi, dhe më pas u realizua një vizitë në terren në Zonën e mbrojtur Pishporo-Nartë.
Nëpërmjet paisjeve specifike dhe profesionale pamë nga afër flamingot, çafkën e bardhë, pelikanin kaçurrel si dhe disa lloje rosash të egra në habitatin e tyre natyror.
Këto aktivitete kanë për qëllim informimin, sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi mbrojtjen e ligatinave, dhe mbarëvajtjen e mjediseve të ujërave të njelmta me njeriun.
Falenderojmë projektin "Bashkitë për në Evropë", që kanë mbështetur financiarisht organizimin e këtij aktiviteti, specialistin e ADZM Artion Seferi si dhe drejtuesin e Shkollës "Mynyr Xhindi" Albert Dalipaj, për korrektësinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e tyre.