Kendi i BE në bashkinë Dibër organizoi në datën 5 Mars 2018 aktivtetin me temë ; “Mësojmë për Bashkimin Evropian" me nxënësit e Shkollës “Irfan Hajrullai” të Peshkopisë.
Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e kësaj shkolle.
Në këtë aktivitet, në të cilin morën pjesdë shumë nxënës të kësaj shkolle, Koordinatori i Këndit të BE-së së në këtë bashki, së bashku me zv koordinatorin, bënë një prezantimin të shkurter rreth librit “Misteri i Yjeve të Arta” si dhe një prezantim në lidhje me Bashkimin Evropian, historikun e tij që prej krijimit e deri në ditët e sotme.
Njëkohësisht, nxënësit patën mundësi të marrin dhe shfletojnë edhe shumë materiale informuese në lidhje me BE që ndodhen në Këndin e BE së qytetit.