Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Patos në bashkëpunim me Shërbimin Social dhe Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Fier, kanë zhvilluar aktivitete informuese me nxënësit e gjimnazeve "Zhani Ciko dhe "Sotir Çapo", përkatësisht në Patos dhe Njësinë Administrative Zharrëz, me temë: "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të parregullt".
Qëllimi i kësaj serie aktivitetesh ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi rreziqet e mundshme për këtë fenomen si edhe njohja e tyre me legjislacionin që ekziston në vendin tonë dhe në Bashkimin Europian.
Gjithashtu nxënësit u njohën edhe me shembuj dhe mënyra se si ata mund të përfitojnë nga programet e shkëmbimit apo nga një migracion i suksesshëm, siç janë mundësita e shumta që ofron programi Erasmus+.
Në total morën pjesë 53 nxënës, 23 në gjimnazin "Zhani Ciko" dhe 30 në gjimnazin "Sotir Çapo".