Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Këndi i BE-së Patos dhe ekipi i Bashkisë Patos organizuan në datën 25 Maj 2018, aktivitetin e radhës të platformës së grave “E premtja e grave”.  Muaji Maj i kësaj nisme u titullua ”Gatuaj me zemër, Konsumo Patos.”
Ky takim erdhi në formën e një aktivitett të hapur publik në të cilin morën pjesë gratë e platformës dhe të moshuarit e qytetit. Duarartat nag qyteti i Patosit sollën në këtë aktivitet produkte që kultivohen në zonën e Patosit dhe gatime tradicionale, të cilat u servirën për të moshuarit dhe familjet në nevojë.
Ky aktivitet u realizuan nën kujdesin dhe vëmendjen e veçantë të kryetares së Bashkisë, Znj, Balilaj e cila në fund të takimit shpërndau disa çertifikata falenderimi për të gjitha amvisat dhe bizneset që iu përgjigjën me dashuri ftesës për t’u angazhuar e për të dhënë kontributin e tyre në këtë aktivitet.  
Thelbi i këtij takimi ishte bashkëbisedimi me qytetarët dhe komunitetin, me qëllim krijimin e një frymë positive bashkëqeverisje, Brenda principeve dhe standrateve të qeverisjes së mirë të BE.