Skip to main content

Hubert Perr: Bashkimi Evropian, donatori dhe partneri më i madh i Shqipërisë

Drejtuesi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, Tiranë Z. Hubert Perr flet për perspektivat e Integrimit të Shqipërisë

Kujtojmë që BE është një ndër donatorët kryesorë të fondeve që vijnë në Shqipëri dhe si menaxhohen këto fonde, ku drejtohen, cilët janë sektorët që përfitojnë më tepër në kuadër edhe të hapjes së negociatave për këtë arsye do të kemi z. Hubert Perr, Drejtues i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, mirësevini në studio. 
Mirëseerdhët!
Hubert Perr: Faleminderit jashtëzakonisht shumë që më ftuat, të shohim pak sesi BE po mbështet Shqipërinë, dhe më lejoni që të them se BE është donatori më i madh, partneri më i madh, besoj se është e nevojshme ta japim këtë mesazh se e kemi kuptuar dhe e kemi vënë re që auditori i gjerë nuk është i vetëdijshëm për këtë, besoj se ky është edhe mesazh i rëndësishëm, gjithashtu nuk duhet të harrojmë që Bashkimi Europian nuk jemi vetëm donatorët më të mëdhenj, por gjithashtu edhe investitorët më të mëdhenj dhe gjithashtu partneri më i madh i tregtisë i Shqipërisë dhe kjo tregon realisht rëndësinë e këtij partneriteti midis BE dhe Shqipërisë. Dhe nëse i vëmë të gjitha këto së bashku në kontekstin e negociatave dhe fillimin e negociatave për anëtarësim, ne realisht mbëhstesim dhe ky është objektivi jonë i mbëhstetjes financiare me qëllim që shqipëria ti bashkohet BE-së. Dhe si e bëjmë këtë? Ne mbështesim reformat, proçesin e negociatave drejtpërsëdrejti, por çka është e rëndësishmë për ne, ne gjithashtu mbëhstesim qytetarët shqiptarë për një jetesë më të mirë,  të gjejnë punësim, të kenë mbrojtje shoqërore dhe të kenë një mjedis të mbrojtur në mënyrë që prej tani, para se t’i bashkohen BE, që Europa është këtu dhe ju jeni pjesë e BE gjithashtu. 
Z. Perr, meqënëse përmendët edhe hyrjen, përsa i përket vendit tonë, në muajin dhjetor patëm konferencën e përbashkët midis Bashkimit Europian dhe vendeve të ballkanit perëndimor, tashmë e dimë të gjithë që u zgjodh shqipëria, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, sa përfiton vendi ynë?
Hubert Perr: Besoj se samiti ishte me të vërtetë i rëndësishëm, duhet të përgëzojmë shqipërinë sepse ishte faktikisht samite i parë i BE-së dhe ballkanit perëndimor, që është bërë jashtë Bashkimit Europian dhe në shqipëri. Kështuqë, përgëzime shqipërisë sepse e bëytë vendin tuaj krenar duke mirëpritur. Samiti ishte gjithahstu i rëndësishëm sepse ka treguar realisht produkte konkrete sepse u përqëndrua shumë tek energjia, kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve të energjisë ka treguar që BE është në solidaritet me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe donte që ti poërgjigjeshim menjëherë kësaj krize, kështuqë kemi përcaktuar  një paketë 1 miliard euro, 500 milione prej të cilave janë grante që jepen  për të 6 vendet, ehde shqipëria ka përfituar dhe do të përfitojë 80 milionë euro grante që do t’i disbursohen së shpejti shqipërisë për të mbëhstetur. Dhe produkti i dytë gjithashtu ëhstë një marrëveshje për reduktimin e ardhshëm dhe heqjen fare të tarifave roaming  në rajon dhe këtu e shohim sesei Europa dhe Bashkimi Europian po punojnë..
Sa do të jenë përfitimet e të gjithëve, kush përfiton më shumë, Shqipëria konkretiusht sa përfiton nga heqja e tarifave roaming? 
Mendoj se roaming është një shembull shumë i mirë. Ajo se çfarë mund të bëjmës me mbëhstetjen tonë finnanciare, kjo është e rëndësishmë, por çfarë, mund të bëmë më tej. Dhe ulja e tarifave romanig është realisht përfitim për qytetarët, kmështuqë memorandum i mirëkuptimit që është nënshkruar në kuadër të atij smiti që t’i lejpojë operatorët e sektorit privat që të nënshkruajnë marrëveshje përkatëse, që duke filluar nga Tetori i 2023, ne do të ulim gradualisht tarifat roaming, ndërmjet bashkimit Europian dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Brenda për Brenda BP,  të gjithë qytetarët e përfitojnë këtë dhe gjithahstu të gjithë turistët do të përfitojnë nga kjo. Dhe do ta bëjë Shqipërinë një vend shumë më konkurrues nga pikëpamja  ebiznesit, në kuadër të tërheqjes së investimeve të huaja direkte. / Marrë nga TV Scan