Skip to main content
Submitted by admin on 8 October 2018

Në datën 10 Maj 2018, në kuadër të Javës Evropiane, Këndi i BE-së në bashkinë Dibër zhvilloi aktivitetin me titull “Zëri im në Planifikimin e Qytetit”.

Të rinjtë e qytetit të Peshkopisë, të cilët janë pjesë edhe e Forumit Rinor të qyetit, shprehën idetë e tyre rreth mundësive që mund t’u  ofrohen atyre nga admnistrata vendore në lidhje me nismat dhe iniciativat që ata kanë për zhvillimin e qytetit. 

Gjatë këtij aktiviteti u diskutua rreth qytetarisë aktive dhe se si të rinjtë mund të luajnë një rol më aktiv në jetën sociale, kulturore, dhe sportive të qytetit.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe Drejtoresha e Shërbimi Kombëtar për Rinine, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Lorena Haxhiu e cila bëri njoftimin e hapjes së një Qendre Rinore për të rinjtë  në qytetin e Peshkopisë.