Skip to main content

Në ambientet e laboratorit “Agrotech”, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Roskovec zhvilloi një takim sensibilizues me nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” për sigurinë në internet.
Ky takim nxiti diskutime për mënyrat sesi mund të mbrohemi dhe të “lundrojmë” të sigurt në internet pa rënë “preh” e hackerimit dhe çdo forme tjetër që cënon anën psikologjike, sociale dhe fizike.
Dita e Internetit të Sigurist, e cila festohet çdo vit, është një nismë globale që synon të promovojë përdorimin më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të teknologjisë online dhe telefonave celularë, veçanërisht ndër fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë botën. 
Kjo ditë inkurajon përdoruesit të jenë më të vetëdijshëm për çështjet e sigurisë në internet, siç janë bullizmi kibernetik, rrjetet sociale, identiteti dixhital dhe rëndësia e mbajtjes së privatësisë në internet.
Dita e Internetit të Sigurt nuk është vetëm një ditë ndërgjegjësimi, por edhe një thirrje për veprim për individët dhe komunitetet për t’u angazhuar në bërjen e internetit një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë, veçanërisht për gjeneratën e re.
#InternetiSigurt #bashkiaroskovec #bashkitëpërnëevropë #municipalitiesforeurope