
Më 26 Nëntor 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi të aprovojë 20 Shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale.
Kjo ditë njeh nevojën për të promovuar drejtësinë sociale, e cila përfshin përpjekje për të trajtuar çështje të tilla:
varfëria,
gjithëpërfshirja,
barazia gjinore,
papunësia,
të drejtat e njeriut,
mbrojtja sociale.
Në këtë ditë, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Shkodër ndau sëbashku me nxënësit e klasës së VI-të, të shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”, parimet e drejtësisë sociale dhe angazhimin e secilit prej nesh.
Kur një shoqëri respekton dhe promovon të drejtat e njeriut, drejtësia sociale funksionon.
#DitaBotëroreDrejtësisëSociale
#NjIEShkodër
#BashkiaShkodër