Skip to main content

Sektori i Integrimit Evropian pranë Bashkisë Patos organizoi aktivitet informues me të rinjtë e qytetit në kuadër të “Ditës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” që kremtohet çdo 28 Janar në Europë dhe në mbarë botën si “Dita e Privatësisë”.
Qëllimi i aktivitetit është ndërgjegjësimi i të rinjve për përdorimin më të sigurt të rrjeteve sociale, si dhe njohja me legjislacionin e BE-së dhe atë shqiptar për të drejtat e njeriut në këtë fushë, e çka është më e rëndësishmja, si t'i ushtrojnë këto të drejta në veprimet e tyre të përditshme.
Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Bashkitë për në Europë”.