Skip to main content

Në datat 13-15 Dhjetor 2023, Projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA kanë zhvilluar raundin e parë rajonal të trajnimeve me bashkitë e qarkut Tiranë, Durrës dhe Dibër.
Në fokus të trajnimit kanë qenë Procedurat e Rregullave të Prokurimit, nën PRAG. 
Znj. Elda Baguca, Menaxhere e ASPA bëri një ekspoze të përpjekjeve të vazhdueshme të ASPA, të fokusuara në rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor, nëpërmjet trajnimeve praktike me të gjitha bashkitë e Shqipërisë. 
Eksperti kroat me eksperiencë i thirrur posaçërisht për këtë trajnim, Z. Igor Burazin ka bërë një prezantim të filozofisë së PRAG (Udhëzuesi praktik për procedurat e kontratave të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i Komuniteteve Evropiane, që zbatohet për kontratat e ndihmës së jashtme të Komisionit Evropian), të cilën e ka kombinuar me shembuj praktikë. Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar rëndësinë e përgatitjeve për përvetësimin e këtyre procedurave.
Ekspertja lokale, Znj. Anila Boshnjaku ka bërë një gërshetim të përvojës kombëtare me raste konkrete në bashkitë, duke e bërë sa më konkret diskutimin si dhe ndarjen e përvojave.
Znj. Jolanda Trebicka, Drejtuesja e Projektit "Bashkitë për në Evropë" vlerësoi angazhimin e pjesëmarresve dhe rolin qe do të kenë në të ardhmen me fondet e BE-së, dhe përgatitja e tyre në këto procese do të jetë kyç, për të përfituar sa më shumë dhe në mënyrë sa më efektive, nga instrumentet financiare të BE-së, sa më shumë i afrohemi procesit të integrimit.