Skip to main content

Acquis e 🇪🇺 BE-së – Kapitujt e Negociatave: Trajnimet e ASPA dhe BpE vazhdojnë me temat e Arsimit, Kulturës dhe Sipërmarrja
ASPA dhe “Bashkitë për në Evropë” vazhdojnë trajnimet mbi Politikat dhe Legjislacionin e 🇪🇺.
Trajnimet po zhvillohen me grupe nëpunësish nga sektorë të ndryshëm, në strukturat e organeve të qeverisjes vendore 🇦🇱.
23-24 Nëntor 2022, diskutuam për Arsimin, Kulturën dhe Sipërmarrjen. 
Znj. Blerta Hyska, Menaxhere Trajnimesh në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Znj. Jolanda Trebicka, drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, si organizuese të trajnimit, kanë shpjeguar konkretisht objektivat e trajnimit të radhës.
Znj. Marie Augouy - Menaxhere Programi për Qeverisjen Rajonale dhe Lokale, Delegacioni i Bashkimit Evropian, ka përshëndetur pjesëmarrësit duke vënë theksin në rëndësinë që ka organizimi i trajnimeve të tilla, si dhe një angazhim më konkret i bashkive në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në të njëjtën frymë, Z. Enzo Damiani - Oficer Programi, Tregu i Brendshëm, Inovacioni dhe Konkurrueshmëria, ka folur për rëndësinë që ka për procesin e negociatave, një pjesëmarrje sa më aktive e përfaqësuesve të pushtetit lokal, duke kujtuar sërish se mbi 70 përqind e Acquis zbatohet pikërisht në niel lokal.
Ekspertet Aida Gugu dhe Zyhrada Kongoli, kanë folur konkretisht mbi detyrimet që burojnë për 🇦🇱, gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, konkretisht për fushat e Arsimit, Kulturës dhe Sipërmarrjes.
Përfaqësuesit e bashkive kanë ndarë përvoja konkrete nga përditshmëria e punës në institucionet e tyre dhe kanë shkëmbyer informacione dhe eksperienca me trajnueset dhe homologët.