“Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë”, mbahet konferenca lançuese

  • Posted on: 8 July 2021
  • By: admin

Konferenca lançuese për titullin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” u zhvillua në ambjentet e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve, ku pjesë e panelit hapës ishin Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, Oficeri i Komunikimit të European Union in Albania, Z. Sylvain Gamberg, Anëtari i Bordit të European Youth Forum, Z. Frederic Piccavent, Drejtor Ekzekutive i Kongresi Rinor Kombëtar, Znj. Dafina Peci dhe Kryetari i Bashkia Tiranë, Z. Erion Veliaj. Ky titull është ngritur mbi 8 programe kryesore, të cilat parashikojnë një sërë aktivitetesh, për të aktivizuar të rinjtë përgjatë gjithë vitit 2022, si dhe për të forcuar shkëmbimet mes të rinjve nga Tirana, Rajoni dhe e gjithe Evropa. 8 programet e prezantuara në konferencë, të parashikuara në aplikim dhe që presin të implementohen me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, grupeve të interesuara janë:

  • Rinia krijon kulturë;
  • Rinia zhvillon kapacitete;
  • Rinia merr pjesë;
  • Rinia Diverse;
  • Të rinjtë janë evropianë;
  • Rinia dhe shëndeti mjedisor dhe
  • Hapësirat për të rinjtë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për implementimin e suksesshëm të këtij titulli. Projekti “Bashkitë për në Evropë”, me anë të punës së përditshme dhe angazhimit me njësinë e Integrimit Evropian, si dhe aktivitetet që lidhen me të rinjtë, forcimin e kapaciteteve për shkrimin e projekteve, përthithjen e fondeve, ditëve të shënuara Evropiane, do të ndjekë me interes vijimësinë e thirrjeve dhe kalendarin e aktiviteteve për të dhënë kontributin e vet në këtë vit historik të të rinjve të Tiranës, e gjithë Shqipërisë.