Në kuadër të Javës së Europës 2019, Këndi i BE-së, Bashkia Poliçan, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve organizuan aktivitetin "Këngët e Europës".
Fëmjët e Poliçanit, jo vetëm kënduan, recituan, krijuan dialogje por edhe performuan kërcime me muzikë europiane.
Nën tingujt e Himnit të Evropës në gjuhën shqipe, fëmijët kanë shoqëruar mesazhet e shumta që janë dhënë për integrimin evropian të Shqipërisë.