Skip to main content
Submitted by admin on 21 August 2019

PUKË, 7 Maj 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Pukë, në bashkëpunim me Europe House organizuan takim dialogues, me temë “Europe goes back to school” - The poëer of youth”, i cili u zhvillua në ambientet e e shkollës se mesme Sabah Sinani të qytetit.

Të pranishëm në këtë takim dialogues ishin, Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Shkëlqesia e Tij, Z. Jaroslav Ludva, Përfaqësuesi i ambasadës së Suedisë, Z. Michael Nordenberg, përfaqësuesi i Delegacionit të BE, Z. Razvan, Kryetari bashkisë, Z. Gjon Gjonajetj. Takimi u moderua nga Drejtoresha e shkollës, Znj. Angjelina Paloka, si dhe Znj. Lindita Hyseni nga shoqëria civile.

Në kuadrin e javën së Europës, tematika e takimit ishte “Europa kthehet në shkollë”, diskutim i hapur mes gjimanzistëve të qytetit, dhe të pranishmëve në panel. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, hapat që duhen ndjekur, forca e rinisë në këtë proces, si dhe njohja me programet që BE-ja ofron për të rinjtë.

Të rinjtë gjimnazistë të Pukës, shprehen interes në pyetjet që ngritën për diskutim, veçanërisht për çështje që kanë të bëjnë me integrimin në familjen Europiane, “cilat janë pikat e nxehta të këtij procesi, pse vazhdojmë të jemi me të njëjtën temë provimi, në këtë proces”, si dhe një sërë pyetjesh të tjera të cila.

Detyrat që duhet të plotësojë Shqipëria, por dhe forca e rinisë për të ndikuar në këtë proces, ishin disa nga përgjigjet e dhëna nga përfaqësuesit e BE-së në këtë takim.

Në suazën e programeve që ofron BE-ja, janë ato të shkollimit dhe trajnimeve nëpërmjet Erasmus+, por dhe lehtësirave të tjera të cilat mund të arrihen nëpërmjet aplikimeve, për bursa studimi që ofrojnë vendet e ndryshme të BE-së etj.

Drejtuesi i pushtetit lokal Mr. Gjonaj, u ndal në punën e bërë përgjatë këtyre viteve, atë çfarë ka ofruar pushteti lokal për rininë, projektet e dhëna dhe zbatuara, si dhe hapësirat për punësim, duke hedhur tezën e turizmit, që mund të jetë një shans për të rinjtë, e parë kjo nga vetë natyra që ofron Puka si destinacion.

Përfaqësuesit e BE-së shprehen dëshirën e tyre “për t’u kthyer prapë në shkolla”, dhe për të diskutuar me rininë mbi problematikat e tyre, si dhe për të ndarë me to shembujt më të mirë për rrugën e integrimit.

Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Pukë do të zhvillojë në mënyrë periodike aktivitete të ngjashme me grupe të interesit në qytet.