Maliq, 9 Maj 2019 - Në kuadrin e javës evropiane, Njësia për Integrimin Evropian dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj në Bashkinë Maliq, organizoi aktivitetin "Bashkia e të Rinjve". Për një ditë, të rinjtë e qytetit të Maliqit janë shndërruar në këshilltarë të Bashkisë.
Aktiviteti me gjimnazistët ekselentë të gjimnazit “Skënderbeu” të Maliqit, janë mbledhur në sallën e këshillit bashkiak, aty ku për një ditë ishin ata që I kishin frenat e vendim-marrjes.
Nxënësit kanë dalë me një seri kërkesash dhe propozimesh adresuar Kryetarit të Bashkisë, të cilat të gjithë u mirëpritën nga ky I fundit.
Ndër mesazhet që u dhanë gjatë takimit ishte angazhimi civil i të rinjve dhe marrja në duart e tyre të fatit të tyre, vullnetarizmi si një vlerë e rëndësishme evropiane, promovimi dhe shpërndarja e informacionit mbi politikat e ndjekura nga BE etj.
Nga ana e koordinatorëve të Njësisë së Integrimit në Bashki, të rinjtë kanë marrë informacion në lidhje me Këndin e BE-së në qytet si dhe shërbimet informuese që mund të gjejnë në këtë Kënd.