Me datë 17 maj 2018, Bashkia Shkodër organizoi aktivitetin “Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve të territorit" në NJësinë Administrative të Berdicës.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, të produkteve bujqësore e blegtorale dhe të realiteteve të reja agro-përpunuese të krijuara në zonë, të cilat ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin social - ekonomik të territorit të Nj.A Berdicë.
Pjesë e kësaj feste ishin edhe një sërë aktivitetesh artistike dhe sportive të organizuara nga Këndi i BE-së Shkodër, me nxënësit e shkollës së mesme "Frederik Gjoni", Berdicë.
Aktiviteti vazhdoi me vizitën në panairin e produkteve vendore si dhe degustimin e gatimeve tradicionale.
Nga ana e Koordinatores së Këndit të BE në Bashkinë Shkodër, të rinjtë kanë mësuar më shumë në lidhje me funksionet e Këndit të BE dhe informacionet e dobishme që mund të jejnë, si dhe janë njohur me fokusin e përgjithshëm që ka patur këtë vit Java e Evropës, “Fuqia e të rinjve” dhe mesazhet e dhëna nga ana e Delegacionit të BE, për angazhim dhe përfshirje më të madhe të të rinjve në proceset vendim-marrëse kudo në komunitetet e tyre.