Skip to main content

Projekti Bashkitë për në Evropë, përmbyll me sukses trainimin për “Shkrimi i suksesshëm i një projekt - propozimi”

Pas grupit të parë të Koordinatorëve, grupi i dyte i tyre, përmbylli sot me sukses, ciklin mbi “Shkrimin e suksesshëm të një Projekti”, në kuadër të ngritjes së fondeve në njësitë e qeverisjes së tyre vendore nga programet e ndryshme të Bashkimit Evropian. 

Trajnimi 3-ditor, i cili u ndoq me shumë vëmëndje edhe nga përfaqësues të ASPA’s “Shkolla Shqiptare e Administratës Publike”  u fokusua në parimet e metodes së “Kuadrit Logjik” të një projekti, sipas formatit që përdor Bashkimit Evropian në proçesin e grant – dhënies, si dhe lidhjet ndërmjet niveleve të ndryshme të tij, përfshirë edhe hartimin e buxhetit, bazuar në veprimtaritë e projektit. 

Koordinatorët patën mundësinë të punonin gjatë 3 ditëve të trainimit, të gjitha hapat e plotësimit të Matricës me anë të një ushtrimi praktik duke kombinuar punën teorike me atë praktike. 

Ky trajnim specific, ofroi mundësinë për të rritur kapacitetet e Koordinatoreve vendore të BE në të gjitha bashkitë e vendit, në lidhje me shkrimin e një Projekt-Propozimi sipas standardeve të Bashkimit Evropian. 

Trajnimi u mbajt në qytetin e Durrësit nga datat 27-29 Qershor 2018 në mjediset e Hotel “Belvedere”.