Skip to main content

Dita e Turizmit Malor u festua në Razëm më 23 qershor 2018, një aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe, me mbështetjen e projektit "Bashkitë për në Evropë". 

Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve turistike në zonat malore duhet të konsiderohet përmes  ruajtjes, konsolidimit dhe promovimit të natyrës dhe traditës së vjetër. Veçoria dhe cilësia e ushqimit vendor është një potencial i madh që duhet të promovohet, pasi është një mundësi për zhvillimin ekonomik, përfshirë edhe turizmin. Në këtë drejtim, duhet të mbështetet zhvillimi i agro-turizmit. Përfaqësuesja e Delegacionit të BE Annelies VANWYMELBEKE, informoi pjesëmarrësit se nëpërmjet programit të financimit  "Turizmi- Modelit Udhëheqës i Zhvillimit Ekonomik Lokal ", BE do të ofrojë 40 milionë euro për të inkurajuar zhvillimin ekonomik lokal dhe për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në katër bashki pilote. Nëpërmjet një programi të ri që do të fillojë së shpejti, BE-ja në partneritet me BERZH-in do të financojë rehabilitimin e pasurive më të mira të Trashëgimisë Kulturore duke u mundësuar atyre qëndrime më të gjata turistike si dhe financimin e bizneseve agro-turistike dhe të hotelerisë  të cilat janë të gatshme për të rinovuar dhe zgjeruar bizneset e tyre. Zgjerimi i mëtejëshëm i këtyre bizneseve mbështet ruajtjen e traditës shqiptare njëkohëshit