Këndi i BE në Ballsh bëhet promotori i hapjes së debatiti të një prej problemeve më të mëdha të zonës.
Në datën 7 Qershor 2018, në ambientet e Bashkisë Mallakastër, Këndi i BE së këtij qyteti në bashkëpunim me projektin Bashkitë për në Evropë dhe bashkinë e qytetit, organizuan dhe zhvilluan aktivitetin me temë : “Menaxhimi i integruar i cilësisë së ajrit – Sfidat e arritjes së standardeve Evropiane në zonën e Mallakstrës”.
I konceptuar si një debat tematik, në lidhje me cilësinë e jetës së banorëve të Mallakstrës, duke u fokusuar kryesisht tek cilësia e ajrit dhe e mjedisit në të cilin jeton popullsia e kësaj zone, aktiviteti zgjoi një vëmendje të veçantë të përfaqësuesit të Delegacioni të Bashkimit Europian në Shqipëri Z. Hubert Grandejan, i ftuar në këtë aktivitet për të përcjellë mesazhet e duhura. Për rrjedhojë, përpara fillimit të aktiviteteve të planifikuara, Z. Grandejan zhvilloi një bisedë të veçantë me Kryetarin e Bashkisë z.Agron Kapllanaj. Gjatë këtij takimi dy palësh, Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Z. Kapllanaj, bëri një prezantim të shkurtër të problematikave të ndotjes së ajrit në zonën e Mallakastrës dhe shprehu domosdoshmërinë për masat që duhet të ndërmerren për monitorimin e ndotjes. Sakaq, Z. Grandejan, konstatoi më vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura, dhe siguroi Kryetarin e Bashkisë që përpjekiet e Delegacionit të BE në Shqipëri në lidhje me këtë gjendje do të vijojnë të mbeten prioritet, pasi siç theksoi ai : “Ambjenti, ruajtua e mjedisit, cilësia e jetës së qytetrave dhe të drejtat e tyre, janë një prej shtyllave mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian”.
Më tëj, debati tematik u zhvillua në ambjentet e sallës së re të Këshillit Bashkiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të shoqërise civile si dhe grupeve të ndryshme të interesit. Siç edhe ishte parashikuar, ky takim zgjoi një interest të veçantë të secilit pjesmarrës. Gjatë tij, u shtruan prezantimet e ndryshmë të stafit të Bashkisë Mallakastër, ekspertëve të mjedisit dhe shëndetit publik, por edhe qytetarëve të Mallakastrës mbi nivelin e lartë të ndotjes si rezultat i shfrytëzimit të zonës naftëmbajtëse, jashtë rregullave teknike të duhura, sipas opinionit të tyre.
Pjesëmarrësit në aktivitet sollën shëmbuj të ndryshëm nga efektet që sjell ndotja e ajrit dhe e tokës nga hidrokarburet si pasojë e ndotjes nga industria nxjerrëse dhe përpunuese e hidrokarbureve. Kryetari i Bashkisë Z. Kapllanaj, përmendi masat që Bashkia ka marrë në lidhje me përmiresimin e cilësisë së ajrit, siç është në këtë rast, rritja e sipërfaqeve të gjelbëra në qytet. Ekspertë si znj. Tushe Qalliaj, (eksperte e Shëndetit Publik), dhe Znj. Zela Koka, (përfaqësuese e Shoqatës së Fëmijëve me aftesi të kufizuara), dhanë statistika mbi efektet që ndotja nga hidrokarburet sjell në shëndëtin e popullatës si dhe efekti që ajo shkakton tek femijët me aftësi të kufizuara.
Z. Sazan Guri, një prej ambjentalistëve më të spikatur në Shqipëri, paraqiti me shëmbuj konkretë efektet dëmtuese që shkaktojnë substancat ndotëse që dalin nga nafta, ndërsa nxënësit e shkollës – 9 vjecare “ Besëlidhja” dhanë mesazhe të ndryshme nga eksperienca jetësore për pasojat që ata përjetojnë nga ndotja e ajrit.
Në shenjë simboli të përpjekieve të përbashkëta ( komunitet – shoqëri civile – grupe interesi dhe banorë) me qëllim pastrimin e mjedisit, aktiviteti kulmoi në fund të tij me mbjelljen e disa pemëve në ambientet e reja të sapo rikonstruktuara të Shkolles “ Ismail Klosi” në qytetin e Ballshit.