Në vijim të aktiviteteve kombëtare që secili Kënd i BE po organizon në bashkinë e tij përgjagjatë vitit, me mbështetjen e projektit Bashkitë për në Evropë, këndi i BE në qytetin e Kukësit në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti, organizuan në datën 5 Qershor 2018, një debat tematik me fokus : “Problemet mjedisore në Bashkinë e Kukësit : Sfidat dhe Zgjidhjet.
Aktiviteti u hap nga Z. Bujar Muçmata, Sekretar i Përgjthëshëm i Bashkisë Kukës, i cili në fjalën e tij, citoi sfidat me të cila përballet mjedisi në qytetin e Kukësit, si dhe përpjekja që duhet bërë nga të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë për përballimin e kësaj gjendje.
Takimi u përshendet gjithashtu nga Znj. Ledia Muço, përfaqësuese e Delegacionit të BE në Shqipëri, e cila renditi problematikat e gjetura në fushën e mjedisit në qarkun e Kukësit, si dhe përmendi nismat e Bashkimit Evropian në këtë qark me qëllim gjetjen e përgjigjeve të duhura për sfidat mjedisore.
Më tej takimi vazhdoi me sjellien e një panorame shumë të detajuar të sfidave mjedisore dhe eko-sistemit në zonën e Kukësit, të sjella në vëmendje për publikun dhe panelin nga Z. Arben Palushi, dhe Z. Bukurosh Onuzi ekspertë në fushën e mjedisit të cilët jetojnë në këtë qytet.
Në fund, takimi u shoqërua më një seancë pyetje dhe përgjigje, gjatë të cilës të pranishmit patën mundësi të njohin me në detaje prespektivën e zgjidhjeve të mundëshme për mjedisin në rajonin e Kukësit të ofruar nga ekspertët e fushës.