Në vijim të ngritjes së aftësive të koordinatorëve vendorë të BE në të gjitha bashkitë e vendit, me qëllim përballimin e suksesëshëm të sfidave që lindin në procesin e integrimit evropian edhe në njësitë e qeverisjes vendore, projekti "Bashkite për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA, realizoi me sukses dy sesione trainimi dy ditore me temë "Politikat e Bashkimit Evropian ne Nivel Vendor".
Në këto dy sesione trainimi të cilat u zhvilluan përkatëshut në datat 5,6 dhe 12,13 Prrill 2018 në qytetin e Vorës, morën pjesë të gjithë koordinatorët vendorë të BE, të cilët aktualisht adminstrojnë këndet e BE në secilën bashki.
Me qëllim që të kuptohej sa me qartë vendi që zë pushteti vendor në procesin e integrimit evropian, koordinatorët morën njohuri të thelluara në lidhje me rrolin dhe efektet e integrimit në qeverisjen vendore, zbatimin e standarteve europiane dhe kritereve të integrimit në nivelin vendor në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit. Gjatë trainimit, ata u përfshinë në stimulime të ndryshme tematike mbi përkthimin e standardeve të BE-së në fushën sociale, punësimit, mjedisit, bujqësisë, të drejtat e njeriut, etj…. Po në këtë kuadër, kordinatorëve iu prezantuan 12 parimet e qeverisjes së mire në nivelin vendor të hartuara nga Këshilli i Evropës.