Skip to main content
  • Mbrojtja e Mjedisit / Dita Botërore e Ligatinave, aktivitete nga Bashkia Selenicë

    Njësia e Integrimit Evropian Selenicë në bashkëpunim me ADZM Vlorë, kanë organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të "Ditës Botërore të Ligatinave", me nxënës maturantë të shkollës së mesme "Mynyr Xhindi", Vllahinë. 
    Aktivitetet nisën me një sesion informimi, dhe më pas u realizua një vizitë në terren në Zonën e mbrojtur Pishporo-Nartë.
    Nëpërmjet paisjeve specifike dhe profesionale pamë nga afër flamingot, çafkën e bardhë, pelikanin kaçurrel si dhe disa lloje rosash të egra në habitatin e tyre natyror.

  • Njësia e Integrimit Evropian Lushnje: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

    Në vitin 1999 UNESCO shpalli 21 shkurtin si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e cila më pas është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë.
    Çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë me qëllim për një arsim tënpërfshirë dhe cilësor.
    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare Njësia Integrimit Evropian  në  Bashkinë Lushnje organizoi sot me nxënësit e shkollës së mesme “ Jani Nushi" aktivitet mbi ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.
     

  • Njësia e Integrimit Roskovec, aktivitete kundër diskriminimit

    Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Roskovec, në bashkëpunim me përfaqësuesin e projektit #AHEAD, z.Gentjan Hajdari, përfaqësues të drejtorisë së shërbimeve sociale, anëtarë të #KVR-së, nxënës dhe mësues, realizoi një takim për të promovuar ndalimin e diskriminimit midis të rinjve.
    U diskutua mbi mënyrat si duhet luftuar racizmi, ksenofobia dhe format e tjera të intolerancës ndaj romëve dhe pakicave të tjera.
    #BashkiaRoskovec
     #AHEADproject 
    #EndDiskrimination
     

  • "Të njohim BE-në”, aktivitet me nxënësit e Bashkisë Devoll

    "Të njohim BE-në": kjo ishte tematika e aktivitetit informues që u zhvillua ditën e djeshme, me nxënësit e klasave te nënta, të shkollës 9-Vjeçare "Dritëro Agolli".
    Stafi i njesisë së Integrimit Evropian prezantoi një material informues mbi arsyet e krijimit të Bashkimit Evropian, institucionet dhe funksionet e tyre, marrëdhëniet Shqipëri- BE, kushtet qe duhen plotësuar nga vendet kandidate të BE-së, negociatat dhe roli i tyre si edhe politikat e BE-së me në fokus të rinjtë.

  • Krijohet Forumi i Kryetarëve të Këshillave Bashkiakë

    Në datën 21 shkurt 2024, nën kujdesin e Projektit “Bashkitë për në Evropë” është zhvilluar në Tiranë Workshop-i me temë “Bashkitë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë – Roli i Këshillave Bashkiake”.