Skip to main content
Submitted by admin on 20 August 2019

Këndi i BE pranë Bashkisë Finiq me koordinator z. Gjergji Mano organizoi në kuadër të Javës së Evropës një bisedë me fokus Bashkimin Evropian, institucionet e tij, si edhe marrëdhënien e Shqipërisë me BE gjatë procesit të integrimit evropian të vendit. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e shkollës së mesme “Lefter Talo” të Livadhjasë, me pjesëmarrjen e nxënësve, nën kujdesin e mësueseve Erlonda Biro dhe Majlinda Mavro. Interesant e bëri bisedën fakti që disa prej nxënësve pjesëmarrës ishin shtetas me dy shtetësi, shqiptare dhe greke, dhe pjesën më të mirë të kohës ndanë me nxënësit e tjerë përvoja personale dhe familjare për përfitimet nga të qenurit shtetas evropianë si mundësi më të mira për për arsim, punësim, sipërmarrje, lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe likujditeteve. Në fund të aktivitetit u shpërndanë çertifikata vlerësimi pë pjesëmarrjen dhe kontributin për nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës.