Skip to main content
Submitted by admin on 30 July 2019

LUSHNJE, 13 MAJ 2019 – Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Lushnje organizoi një recital  në kuadër të Javës së Evropës, me fëmijët e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve të qytetit.

Në aktivitetin muzikor të realizuar në formën e një recitali, ishin të pranishëm Koordinatorët e Njësisë së Integrimit Evropian të Bashkisë Lushnje, mësues nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve, prindër të fëmijëve, si dhe përfaqësues të Bashkisë.

Fëmijët lushnjarë kanë kënduar në këtë aktivitet, këngë në gjuhë të ndryshme të vendeve të BE-së. Atmosfera ka qenë me të vërtetë festive, dhe nga ana e koordinatorëve të Njësisë së Integrimit të BE, të pranishmëve u është bërë një prezantim i shkurtër i shërbimeve informuese që mund të gjejnë në pranë Këndit të BE në Bashkinë Lushnje.

Po kështu, theksi është vënë në atë që është motoja e festimeve të Delegacionit të BE në Shqipër, për Javën e Evropës 2019: “Forca e të rinjve”.