VLORE, 6 MAJ 2019 - Në kuadër të Javës së Evropës, u zhvillua, në Vlorë, aktiviteti “Bashkia e të rinjve”, ku të rinj nga shkollat e qytetit janë shndërruar për një ditë në përfaqësues të qytetarëve, duke u bërë anëtarë të Këshillit Bashkiak.
Aktiviteti pasqyroi një model mbledhje të Këshillit Bashkiak, ku të rinjtë e qytetit u pozicionuan sipas ndarjes së këshilltarëve dhe diskutuan e debatuan për çështje dhe problematika të ndryshme me fokus rininë. Mbledhja fokusohej në një rend dite të paracaktuar nga takimet e mëparshme me të rinjtë e qytetit, takime gjatë të cilave ishte bërë identifikimi i nevojave dhe kërkesave të tyre. U diskutuan dhe miratuan pikat e rendit të ditës si më poshtë:
Miratimi i Projekt Vendimit për Planin Lokal për Rininë 2019-2023; Miratimi i P/V për planifikimin dhe miratimin e buxhetit për rininë referuar planit lokal; Miratimi i P/V për aktivitetet në kuadër të Planit Lokal për rininë; Miratimi i P/V krijimin e strukturës për përfaqësimin e rinisë në organigramën e Bashkisë.
Ky aktivitet gjeti mbështetjen e Qendrës Rinore Vlorë dhe Qendrës Rajonale Rinore Vlorë.