POGRADEC, 9 Maj 2019 - Në kuadër të festimeve të Ditës së Evropës, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Pogradec, në bashkëpunim me shkollat 9 – vjeçare të qytetit, organizuan aktivitetin "Dita e Evropës – Të bashkuar në diversitet”.
Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen dhe vënien e theksit në vlerat e Bashkimit Evropian, rëndësinë e bërjes së tyre pjesë e kulturës sonë, në mënyrë qe integrimi në BE të jetë një proces sa më i natyrshëm për qytetarët shqiptarë.
Aktiviteti filloi me fjalën përshëndetëse të Nën/Kryetarit të Bashkisë, Z. Avdulla Cano, i cili vuri theksin tek rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e Integrimit Evropian.
Takimi vazhdoi me diskutime dhe ide të nxënësve mbi projekt-ide lidhur me BE dhe mënyrën sesi Këndi i BE-së mund të ndihmoje për të vënë në zbatim idete e tyre.
Nxënësit finalizuan takimin me krijimin e flamurit "I say 'Yes' to EU" – “I them PO BE-së”, me ngjyrat e flamurit Evropian.