Në datën 1 Korrik 2018, në Këndin e BE të bashkisë Poliçan u zhvillua një takim me anëtarët e Komisionit Multidisiplinor për rastet e problemeve sociale në këtë qytet.
Më këtë rast anëtarët e këtij komisionit u informuan nëpërmjet një prezantimi të shkurtër mbi qëllimin dhe rrolin e Këndit të BE-së në këtë bashki.
Ky aktivitet u organizua në ambjentet e Këndit të BE, jo vetëm për të njohur më nga afër këtë zyre por edhe në kuadër të informimit të publikut dhe administratës së Bashkisë mbi Bashkimin Europian dhe politikat e tij.