Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Në ditën botërore të luftës kundër duhanit, Këndi i BE-së Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social, organizoi një aktivitetet me nxënësit e shkollës së mesme “Shejnaze Juka” të këtij qyteti.
Qellimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i të rinjve lidhur me rreziqet që sjell konsumimi i duhanit. 

Zj. Lorena Bardeli, specialiste e Sektorit të Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së Konsumatorit pranë bashkisë Shkodër, trajtoi problematikat që sjell konsumi i duhanit.

Pjesë e këtij aktivitetit ishte edhe informimi i nxënësve mbi projektin “Bashkitë për në Evropë”, funksionet e këndit të BE-së dhe veçanërisht, mundësitë e përfitimit nga programi Erasmus Plus i BE.