Përgjatë muajit Shkurt 2018, Këndi i BE në bashkinë Vlorë, organizoi një sërë aktivitetesh informuese në disa nga shkollat e mesme të përgjithëshme të qytetit.
Këto aktivitete patën për qëllim informimin e të rinjve dhe të rejave të këtyre shkollave, mbi projektin ‘Bashkitë për në Evropë’, prezantimin e Këndit të BE për ta si dhe përfitimet që rrjedhin prej preencës së tij në qytetin e Vlorës për vetë ata, si dhe për institucionet shkollore.
Kjo vizitë e radhës u zhvillua me nxënës të shkollës së mesme “Ali Demi” të këtij qyteti, të cilët pas prezantimit, shprehen interes të veçantë për mundësitë që ofron program Erasmus Plus i BE.