Në datë 8 Mars 2018, Këndi i BE në bashkinë Shkodër organizoi një takim informues me nxenësit e shkollës së mesme të përgjithëshme ‘’Pjetër Meshkalla’’ të qytetit, me temë "Siguria në internet" e cila u trajtua nga Znj. Sallaku (Përgjegjëse e sektorit të IT-së pranë Bashkisë Shkodër) dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e këndit në këtë bashki.
Gjatë takimit, të rinjtë mësuan praktika të ndryshme të gjetjes së informacionit sa më të saktë në internet në lidhje me çështjet që ata janë të interesuar, si dhe patën rastin të njohin metodika të ndryshme për të mos ekspozuar të dhënat e tyre online gjatë kërkimit apo identifikimit.
Si pjesë e informacionit të përgjithëshëm gjatë këtij takimi, ata patën mundësinë të njohen me ambjentet e Këndit të BE në bashkinë Shkodër, si dhe programin Erasmus Plus.