Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Në datën 3 Maj 2018, Këndi i BE-së në Bashkianë Patos, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit Social të kësaj bashkie, zhvilluan një takim informues për të drejtat e fëmijëve. Gjatë këtij takimi tematik, debati vuri theksin në faktin që përveç të drejtave fëmijët duhet të njohin edhe përgjegjësitë e tyre. Diskutantë të ndryshëm gjatë takimit patën në qendër të vëmendjes kahasimin midis nivelit të repsektimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe në vendet evropiane.