Në kuadër të Ditës Botërore të Jetimëve, në datën 20 Maj 2018 Këndi i BE-së në bashkinë Patos në bashkëpunim me Qendrën e Kurseve Profesionale, zhvilloi aktivitetin “Nesër do të të them Faleminderit”. Aktiviteti filloi me një prezantim të Këndit të BE-së për nxënësit, stafin pedagogjik dhe drejtuesit e qendrës profesionale.
Kjo inisiativë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të dhuruar objekte, veshje, lodrat, orenditë të cilat nuk hyjnë më në punë dhe në vend që të përfundojnë në vendgrumbullimin e mbetjeve të qytetit mund t’jua dhurojmë familjeve në nevojë. Me këtë rast, organizatorët realizuan edhe shpërndarjen e disa ndihmave në disa familje të qytetit.